×
  • Show Time
  • Show Time

    Ky aktor shqiptar do të luaj përkrahë John Travoltës dhe Morgan Freeman

    Reporteri
    25 Prill 2019 | 23:26

    Aktori i famshëm shqiptar, Blerim Destani në rolin e ri filmik do të shfaqet përkrahë dy prej emrave më të njohur të industrisë së Hollywood, John Travolta dhe Morgan Freeman.


    Këtë e ka konfirmuar Destani përmes rrjeteve sociale.

    “Ishte kënaqësi të jem pjesë e një projekti kaq të bukur! Kënaqësi të punoj me ekipin dhe falënderime të veçanta për Morgan Freeman, John Travolta, Kat Graham, Famke Janseen, Peter Stormare, Brendan Fraser dhe George Gallo”, ka shkruar Blerimi Destani në mbishkrimin e videos.

    Producent të filmit “The Poison Rose” janë Jeff Elliot dhe Andrea Lervolino dhe do të publikohet më 24 maj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!