Me të filluar spektakli i Big Brother VIP, Arbana Osmani ka folur për atë se çfarë ndodhi me Einxhel Shkirën.
Moderatorja e këtij formati tregoi se ajo ka përfunduar me sukses operacionin dhe se gjendja e saj është e mirë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Derisa Einxhel Shkira pati lidhje live nga spitali me banorët, ku pati mundësinë të fliste dhe me Dj Dagz, banorja më e përfolur e Big Brother VIP iu dha mundësia të niste edhe zingjirin ku në bazë rrjedhes në nominim shkuan Donaldi dhe Tani.
Tani në fund të spektaklit, Einxhel e pa të arsyeshme që ajo të vazhdojë momentalisht lojën e saj./Reporteri.net/