×
  • Show Time
  • Show Time

    Labi fton të gjithë të ndihmojnë financiarisht për ndërtimin e spitalit të leukemisë

    Reporteri
    27 Nëntor 2020 | 14:09

    Këngëtari i njohur, Labinot Tahiri, thotë se është thellësisht i prekur nga humbjet e fundit të të rinjve, që po vdesin nga leukemia.


    Ai insiston që Kosova duhet të ketë patjetër një spital për trajtimin e leukemisë, në mënyrë që njerëzit nga Kosova të mos detyrohen të kërkojnë shërim jashtë vendit.

    Labi madje u bëri një thirrje publike qeveritarëve pak javë më parë, duke u kërkuar që ta marrin seriozisht këtë çështje, veçanërisht pas rastit të fundit ku një vajzë e re nga Ferizaj, ndërroi jetë për shkak të leukemisë akute.

    Tani këngëtari i njohur ka bërë një njoftim në rrjetet sociale, duke shprehur gatishmërinë e tij që të nis ndërtimin e spitalit, duke dhuruar një buxhet nga 5000 deri në 10 mijë euro, me dëshirën që të gjithë të ndjekin shembullin e tij dhe të arrijnë te shuma e kërkuar.

    Ky është postimi i plotë i këngëtarit Labinot Tahiri në Facebook (pa ndërhyrje):

    “Mirëmengjesi!
    Këto ditë mendoj vetëm për familjet që humbën femijet dhe më të dashurit e tyre nga Leukemia!
    Ne mund të realizojmë ndertimin e nje spitali të ri!
    Lexoni në foto dhe kush do që mendon se e realizon, unë tërhiqëm, por mbeshtetjen financiare 5000-deri në 10.000 do ti dhuroj vetëm për të motivuar të gjithë përshkak se , u duhet femijeve dhe familjeve tona në të ardhmën një SPITAL I TILLĒ, e jo me i dergua parat jashte vendit.
    Spitali për LEUKEMI!
    Labi Kosovë e Shqipërisë!”. 

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!