×
  • Show Time
  • Show Time

    Labi i revoltuar pse u ndalua muzika pas orës 21:00, e quan Zemajn ‘ministër i çiftelisë dhe defave’

    Reporteri
    27 Shtator 2020 | 13:47

    Përmes një shkrimi në Facebook, këngëtari Labinot Tahiri është drejtuar me fjalë fyese ndaj ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj.


    Duket se as vetë Labi nuk i ka besuar teorisë së tij se “s’ka virus”, pasi tani po thotë se “virusi është zhdukur”.

    Megjithatë, në statusin e tij në Facebook, Tahiri i është drejtuar zemajt me fjalë fyese, duke e quajtur edhe “ministër i çiftelisë e defave”.

    “Dmth VIRUSI ËSHTË ZHDUKUR dhe sëbashku me të është shuar edhe muzika dhe mbrëmjet e natës ku kanë punuar mbi 20.000 të rinjë! Baca i vet po gajlohet për muzikën , po e ruan me një fjalë!! Ky dhe kolegët e tij janë expertë të cilët janë kah e ruajnë tingullin e muzikës, se mos po e prek virusi mbas orës 21:00 e po vdes tingulli krejt, shembull: Qiftelia, Defi, Tupani, Gitarja, Harmonika, besa tash edhe paisjet e DJ etj..!”, ka shkruar Tahiri.

    Krejt këto komente Tahiri i ka bërë pasi Ministria e Shëndetësisë e udhëhequr ngas Armend Zemaj, në masat e reja anti-covid, ka zgjatur orarin e lokaleve të gastronomisë, por ka marrë vendimin që muzika në këtë lokale të ndalet në orën 21:00.

    https://www.facebook.com/LabinotTahiriOfficial/posts/4383878875020796?__xts__%5B0%5D=68.ARCDPDXbIecg9InxUGDW2q5EWdULNLtxvrkTEBoYbpaxX2LXDr0fo9dFZocsEs0OtjbuRZYoz_WetULTEyrsYEtKxNMJTbh4Ma9nw0mz4-Uh504KMZDwSzovI3UbKQBzHQDil7xvNi9Z_grelqg2VdNzYybv4NV4-zbFTPxcd06GlY7UmRhDyjCJng30udTQEWBG9QGPPHll8T-hMuS0psi82rOzeURIhDd9IH5geHYtZ06hXn3EFUH-ZbwVW-54wD2tTkmZa6fSPE6xyVvSwJU_94wD4ApAZ0l979uD3vB7HBHL0kUz58k3_6ImN0MRXv2cZ72QZvlVwxTKtBvmPSnVCA&__tn__=-R

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!