×
  • Show Time
  • Show Time

    Labi: Ma ndaluan punën, por nuk mungova kurrë aty ku më kërkoi i sëmuri dhe populli

    Reporteri
    26 Maj 2021 | 12:48

    Labi thotë se pavarësisht se iu ndalua puna, po vazhdon të jetë aktiv në aktivitete humanitare.


    Pandemia COVID-19 ka pezulluar tash e një vit punën e këngëtarëve.

    Këngëtari Labinot Tahiri, me anë të postimit të fundit thotë se puna e tij iu ndalua, por nuk mungoi aty ku e kërkoi i sëmuri dhe populli.

    Ai bëri të ditur se është rrugës për të vazhduar aksionin për grumbullimin e parave për Yvesa Salihajn, e cila vuan nga leukemia.

    “Ma ndaluan punën , atë punë ku ma dhuroi Zoti dhe populli( këngën)
    Por nuk mungova kurrë aty ku më kërkoi I sëmuari dhe populli, gjithnje me ndihmën e qytetarëve shqiptarë dhe Zotit.

    LABI KOSOVË E SHQIPËRISË???

    Ne rrugë për Istog te vajza Yvesa Salihaj, nje vajzë si shumë të tjera që kërkojnë të drejtat e tyre, edhe kur kanë semundjen e rënde duhet ti përgjigjemi! ??”, shkruan ai.

    Ndryshe, mëngjesin e sotëm, Labi njoftoi se janë grumbulluar afro 75 mijë euro për Yvesën, kurse aksionin për t’i dalë në ndihmë asaj po vazhdon edhe sot.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!