×
  • Show Time
  • Show Time

    Labi tregon se janë grumbulluar 20 mijë euro për 21 vjeçaren nga Istogu, e cila vuan nga leukemia

    Reporteri
    25 Maj 2021 | 8:52

    Këngëtari Labinot Tahiri, tashmë është i njohur për anën e tij humane dhe këtë po vazhdon ta dëshmojë çdo ditë e më shumë.


    Ai së fundmi ka kërkuar që të mblidhen para për 21 vjeçaren nga Istogu, Yvesa Salihaj, e cila vuan nga leukemia.

    Përmes një postimi të ndarë në rrjete sociale, Labi ka treguar se në këtë kohë krize e pandemie deri më tani janë mbledhur 20 mijë euro.

    Ndërkohë, vajzës nga Istogu i duhen edhe 80 mijë euro të tjera për të vazhduar trajtimin në shtetin turk.

    “Shumë i lumtur. Në këtë kohë krize e pandemie. Sot 20 mijë euro në Istog, të mbledhura për shërimin e Yvesa Salihaj. Deri pasnesër, ne do t’i tubojmë 105 mijë euro. Sa i përket parasë, nuk e lëmë asnjë fëmijë të vdes pa thënë Zoti, e do të luftojmë edhe kundër leukemisë. Vazhdojmë nesër në Istog ku edhe 48 orë ne do e arrijmë shumën e kërkuar. Zot na jep forcë e dashuri për njëri-tjetrin”, ka shkruar ai.

    Në një tjetër postim të publikuar gjatë kësaj kohe, Tahiri shtoi: “Mirëmëngjesi të dashur qytetarë. Sot dhe nesër është definitive rruga e Yveses për në Turqi. Uroj që sa më parë të mblidhen paratë dhe të dërgohet Yvesa për shërim nga leukemia”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!