×
  • Show Time
  • Show Time

    Ledri Vula do të bëhet baba? Prezantueset e njohura i bëjnë urimin e papritur

    Reporteri
    11 Prill 2019 | 10:50

    Ledri Vula do të bëhet baba, Xhemi dhe Arbana i bëjnë urimin e papritur.


    Reperi i njohur shqiptar Ledri Vula ishte i ftuar së fundmi  në emisionin “N’drrimi i natës” në Klan Kosova ku foli për anën profesionale, marrëdhëniet me kolegët, por edhe për jetën private.

    Po ajo që tërhoqi më shumë vëmëndje ishte deklarata e tij në lidhje me prindërimin.

    Vula gjatë intervistës u shpreh:

    ‘Jam shumë i gatshëm të krijoj familje. Si mund mos të jem i gatshëm kur shoh shokët e mi me fëmijë, si pëllumba. Unë luaj me fëmijët e tyre si t’i kem të mitë. Kur i shoh rrethin shoqëror që janë bërë prindër, them edhe unë dua. Ata dalin me fëmijë kurse unë nuk mundem. Kush është bërë prind thotë që ajo ndjenjë ta ndryshon jetën. Dua ta di si është kjo ndjenjë që e keni përjetuar ju’.

    Siç duket lajmin e bukur e kanë dëgjuar edhe mikeshat e reperit, Xhemi Shehu dhe Arbana Osmani të  cilat nuk kanë ngurruar ta urojnë Ledrin nëpërmjet një videoje.

    Ka qenë Arbana ajo që ka publikuar së fundmi një video ku shihet në makinë së bashku me Xhemin teksa dëgjojnë këngën e Ledrit dhe të Gashit “That’s mine”.

    Në një moment Arbana e pyet Xhemin: “Se kuptoj çfarë halli ke?” “Të urojmë Ledrin se do të bëhet baba”, i përgjigjet Xhemi teksa Arbana ngre dy gishtat duke e uruar kështu këngëtarin.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!