Këngëtarja e njohur shqiptare, Leonora Jakupi, prej kohësh e ka pranuar se nuk është beqare.
Ajo e ka gjetur shpirtin e saj binjak, ndonëse është treguar gjithmonë e rezervuar para publikut, duke mos zbuluar mashkullin që ka në krahë.
E ftuar së fundmi në një nga kronikat e emisionit “Prive”, Leonora ka cekur ndër pesë datat më të rëndësishme në jetën e saj.
Teksa ka kujtuar datën kur është bërë teze, duke e përshkruar lidhjen me mbesën e saj si të fortë, këngëtarja është ngacmuar edhe me pyetjen se kur pret vet të bëhet nënë.
“Për t’u bërë nënë jam gjithmonë e gatshme, është ndjenja më e bukur që mund të përjetojë një femër. Sinqerisht, unë i kam dashur gjithmonë në jetë fëmijët dhe ndoshta ardhja në jetë e Moreas [mbesës], sikur më ka ‘ndaluar’ ta krijojë një familjes, sikur jam vetë-mjaftuar me Morean. E kam ndjerë sikur të ishte e imja Morea”, ka thënë Leonora Jakupi.
Leonora përndryshe sivjet nuk ka qenë edhe shumë aktive në muzikë, teksa është duke u përgatitur që së shpejti të sjellë për fansat diçka të re për fundvit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.