×
  • Show Time
  • Show Time

    Leonora Jakupin e tradhtojnë syzet, kush është mashkulli misterioz që po e shoqëron në pushime?

    Reporteri
    15 Shtator 2021 | 22:03

    Leonora Jakupi ka disa ditë që ndodhet në Turqi.


    Këngëtarja kosovare ka pak ditë që ka nisur pushimet verore, derisa si destinacion ka zgjedhur Bodrumin e Turqisë, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net“.

    Por, me kë po i kalon këto pushime Leonora?

    Në një video të publikuar nga ana e këngëtares në llogarinë e saj në Instagram, ajo është ‘tradhtuar’ nga syzet që ka vënë.

    Në “Storyn” e publikuar, në syzet e saj të cilat reflektojnë pamjen që ka përballë këngëtarja, duket qartë edhe një mashkull pranë saj, duke lënë të dyshohet se ajo ndodhet për pushime me të dashurin e saj.

    Theksojmë se Leonora Jakupi kohë më parë foli për lidhjen e saj të dashurisë, por gjithmonë duke mos zbuluar identitetin e të dashurit.

    Derisa sa i përket planeve për dasmë, Leonora është shprehur se nuk i pëlqen dasmat dhe këto formalitete, prandaj me shumë gjasë ndoshta nuk do të bëjë ceremoni martese./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!