Linda Halimi dy ditë më parë solli në jetë vajzën e saj, Kaimana. Këngëtarja shqiptare e mbajti sekret shtatzëninë deri në momentin e lindjes.
Përmes një profili në Facebook ajo ka treguar pse ka vepruar kështu.
Ajo thotë se donte që ta mbronte vogëlushen e saj nga bota dhe ta shijonte këtë fazë vetëm me njerëzit më të afërt, trasnmeton Reporteri.net.
Edhe pse është figurë publike dhe opinioi dëshiron të dijë për jetën e saj private, vendimi i saj duhet respektuar.
Pavarësisht të gjithave, Linda ja arriti qëllimit të saj deri në fund. /Reporteri.net/.