×
  • Show Time
  • Show Time

    Loredana shfaqet plot stil nga Barcelona

    Reporteri
    19 Maj 2021 | 18:42

    Reperja e njohur, Loredana, është bërë tashmë mjaft e popullarizuar edhe në tregun muzikor gjerman.


    Pothuajse çdo lëvizje e saj merr vëmendje mediatike, dukë bërë që faqet rozë të mbushen me emrin e saj.

    Lori së fundi ka treguar se është në Barcelonë, nga ku ka publikuar imazhe të reja në profilin e saj zyrtar në Instagram e cila ka treguar edhe lokacionin se ku gjendet.

    E veshur me xhinse të shkurtëra, çizme me ngjyrë të zezë dhe një duks, reperja dukej në formën më të mirë.

    Reperja kompletoi dukjen e saj me bizhuteri dhe një palë syze me ngjyrë të zezë. Në fotografitë e publikuara, ajo shihet e ulur në një ulëse derisa postoi edhe foto tjera në shoqërinë e miqve të saj.

    Sa i përket projekteve muzikore, që nga “Kein Hunger”, bukuroshja brune nuk ka sjell asnjë projekt tjetër.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!