×
  • Show Time
  • Show Time

    Martohen sot, detaje nga dasma e Arminës dhe Shkëlzenit

    Reporteri
    25 Shtator 2022 | 16:05

    Ish-Missi Armina Mevlani, martohet sot.

    Një lidhje 10 vjeçare, si ajo e Shkëlzenit dhe Arminës po kurorëzohet sot me dasmë.

    Lajmi u bë i ditur së fundmi nga vetë Armina e cila mes tjerash ndau edhe pak detaje nga një prej vellove që do të veshë.

    Ndërkohë, të tjera detaje janë zbuluar sot nga “Anabel”.

    Mediumi ka treguar se dasma do zhvillohet në në një agroturizëm në Shijak.

    Anabel mëson se festa do të nisë pasdite me koktej dhe më pas do të jetë darka. Çifti është kujdesur për të gjitha detajet, përfshirë dekorin dhe menunë e dasmës, e cila do të jetë tradicionale shqiptare së bashku me pijet që janë prodhim i vendit tonë, transmeton prive.al.

    Në dasmë, përpos personazheve nga bota e artit, kulturës dhe televizionit, nuk do të mungojnë as figura të politikës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!