×
  • Show Time
  • Show Time

    Mësohet arsyeja se pse Ledri Vula i ka anuluar koncertet

    Reporteri
    05 Maj 2019 | 18:18

    130 koncerte brenda vitit, kanë shtyer Ledrin të rezervojë kohë edhe për vete.


    I ftuar në emisionin ‘E diell’ në Top Chanel Ledri Vula tregoi arsyen e anulimit të koncerteve.

    Ka ditë që po qarkullonin zëra se reperi prishtinas kishte anuluar të gjitha koncertet e tij.

    “Pa asnjë të keqe, thjesht jam lodhur prej koncerteve, kam pasur brenda një viti 130 të tilla” deklaroi ai. Nuk kam qenë asnjë fund javë në shtëpi, edhe gjatë verës, kam qenë 2 muaj rresht nëpër koncerte pa qenë fare në shtëpi, ndaj mora vendimin që të shkëputem dhe të marr veten dhe t’ia kthej të njëjtën energji që po më japin njerëzit si publik kur vijnë për të më parë”, ka thënë Ledri.

    Reperi po ashtu tha se po bëhem gati të kthehet shumë shpejt që t`u kthej fansave të gjithë dashurinë që ata po ia japin çdo ditë./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!