×
  • Show Time
  • Show Time

    Mihrie Braha e Naim Abazi tregojnë për zënkat e tyre në karantinë

    Reporteri
    09 Maj 2020 | 19:17

    Mihrije Braha ka rrëfyer marrëdhënien me bashkëshortin e saj Naimin gjatë qëndrimit të izoluar në shtëpi.


    Këngëtarja e njohur është shprehur se nuk e di sesa fëmijë do kishin bërë së bashku nëse do i kishin mbyllur kështu në ditët e para të dashurisë së tyre.

    “Kemi pasur momente kur kemi thënë të na kishin mbyllur kështu ditët e para të dashurisë sonë. Ta kishim pasur shtëpinë tonë vetëm për vete. Por edhe tani mirë e kaluam,”- tha ajo e ftuar në emisonin “Ftesë në 5”.

    “Sa fëmijë do kishit bërë?”- u pyet nga moderatorja.

    “Aty nuk e di, nuk mund të them asgjë (qesh). Di vetëm të them se do ishte errësuar dhe celur dita në krahët e njëri-tjetrit. Kaq,”- shtoi Mihrije.

    Ndërsa tregoi edhe zënkën me Naimin në ditët e para të izolimit.

    “Në ditën e tretë e pyeta nëse do kafe apo çaj dhe tha çaj, e ngriti zërin sikur po e pyes për diçka të keqe. I thashë kujdes mos ma ngri zërin (qesh),”– përfundoi këngëtarja.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!