×
  • Show Time
  • Show Time

    Modelja e njohur mendon se është infektuar nga koronavirusi, por asnjë mjek s’po shkon ta vizitojë

    Reporteri
    15 Mars 2020 | 16:06

    Heidi Klum ka shprehur se është ftohur dhe simptomat e saj janë të dridhura, ethe, kollë dhe hundë e bllokuar.


    Ajo po shpreson të mos jetë e prekur nga koronavirus, por nuk e ka zbuluar ende sepse dy mjekë që i ka njoftuar për ta vizituar askush nuk i ka shkuar në shtëpi.

    Klum, 46 vjeç, mungoi në jurin në spektaklin “America’s Got Talent” këtë javë, për të cilën thuhej se vuante nga një ftohje e zakonshme.

    Ajo ka bërë një deklaratë në “Instagramin” e saj:

    “Asnjë mjek nuk ka ardhur këtu, unë thjesht nuk ndihem mirë, kështu që unë kam qëndruar në shtëpi – për të mos infektuar njerëzit e tjerë. Qëndroni të sigurt, të gjithë. Qëndroni në shtëpi nëse nuk ndiheni mirë”, shprehet ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!