×
  • Show Time
  • Show Time

    Modelja iraniane kërkon azil në Francë

    Reporteri
    31 Maj 2019 | 18:02

    Modelja Iraniane Neggzia ,29 vjeç në vendin e saj Ayatollah, Iran, akuzohet për përhapjen e një “kulture anti-islame”, dhe për këtë meriton burg.


    Ishte viti 2017 dhe vetëm sot ajo del dhe tregon historinë e saj për “Le Parisien”.

    Një histori guximi, frike, vështirësie, ku është kërcënuar, grabitur, dhe detyruar të jetojë në rrugë për muaj të tërë.Pas kësaj ajo arriti te arratiset në Paris në vitin 2018 ku paraqiti kërkesën e saj për azil politik.

    Ajo filloi të jetojë duke shitur çantën me rrobat e saj për 10 euro,. Një jetë e vështirë për shumë muaj.

    Gjatë ditës, kërkoi vende të ngrohta për të marrë strehim dhe për të marrë një sinjal wi-fi për të mbajtur aktive dhe llogarinë e saj në Instagram.

    Historinë e saj e prek një avokat i lindur në Francë, por me origjinë iraniane, i cili vendos të ndjekë çështjen e saj .

    Tani ajo duhet të presi dhe shpresojë.

    Jurisprudenca e fundit e Gjykatës Kombëtare të Azilkërkuesve (CNDA) i konsideron gratë viktima të persekutimit për shkak të kushteve të tyre.

    Duhet të kalojnë 3 muaj për pranimin e kërkesës për azil. Por ajo nuk heq dorë:

    “Nuk mund të kthehem në vendin tim pa rrezikuar jetën time, nuk kam asgjë për të humbur”.!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!