×
  • Show Time
  • Show Time

    Moderatorja e lajmeve në T7 talente edhe në këndim, zë premtues

    Reporteri
    29 Mars 2021 | 19:46

    Moderatorja e lajmeve në T7, Teuta Halili, ka publikuar të përmbledhur në një ‘cover’, dy hite të njohura botërore.


    Si debutim në muzikë, Teuta Halili, ka zgjedhur të sjell cover dy këngët “Another love” nga Tom Odell dhe “Ëicked game” nga Chris Isaak.

    Teutë Halili është emër i ri në skenën muzikore, por vokali i saj i veçantë është mjaft premtues.

    Këto dy këngë, Teuta i ka sjellë me një videoklip të punuara nga Raif Selimi (Cut to Create) dhe Fitim Xharra.

    Ky klip është realizuar në muajin dhjetor në fshatin Batllavë, në një shtëpi të braktisur, derisa edhe vetë tekstet e këngëve flasin për një dashuri të humbur.

    Teutën deri sot jemi mësuar ta shohim në lajmet qendrore të Televizionit 7. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!