×
  • Show Time
  • Show Time

    Moderatorja i kthehet ekranit me një dedikim prekës për babain që i vdiq para disa jave, rrëqeth me fjalët për të

    Reporteri
    24 Maj 2021 | 17:44

    Moderatorja e ATV-së, Adelina Hasani, i është rikthyer ekranit me një dedikim prekës pasi i vdiq babai më 14 maj.


    Ajo sot është kthyer në emisionin e saj, ku thotë se ka zgjedhur të jetë e forte pasi ashtu ka dashur babai i saj, tashmë i ndjerë.

    “Jashtëzakonisht e vështirë se nuk mund të jesh gati të përshëndetesh me gjysmën tjetër të shpirtit, por në këto dhjetë ditë kuptova se nuk ka asnjë fuqi, asnjë jetë, asnjë lot që mund ta kthej atë në jetë”.

    “Zgjodha të jem e fortë, dhe të vazhdoj gjithçka aty ku e kam lënë, sepse donte të më shihte ai çdo herë të pathyeshme para çdo sfide. Këtë edicion do ta nis me këngën frymë, sepse donte babi të më shihte çdo herë, ai do të jetë fryma ime dhe dashuria, krenaria më e madhe, deri në fyrmën time të fundit. Të dua bab”, ka thënë ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!