×
  • Show Time
  • Show Time

    Moderatorja që po i mungon të gjithëve tregon kur do t’i rikthehet ekranit

    Reporteri
    18 Qershor 2019 | 23:05

    Elita Rudi e ka dhënë përgjigjen e shumëpritur.


    Elita Rudi është një prej moderatoreve më të dashura për publikun dhe largimi i përkohshëm i saj nga ekrani ka bërë që atyre të ju mungojë.

    Pavarësisht se muajt e fundit të shtatzënisë dhe më pas lindja e djalit, Zërit, e ka larguar nga ekrani, Elita ka qenë aktive në rrjete sociale, sidomos atë Instagram.

    E para pak minutash u ka dhënë hapsirën ndjekësve që t’i bëjnë pyetje që atyre u interesojnë.

    Pyetjet që ia dërguan ishin të shumta dhe njërës prej tyre i dha përgjigjen e shumëpritur. E pyetur se kur do t’i rikthehet ekranit, Elita ka zbuluar se kjo do të ndodhë diku rreth muajit shtator apo tetor.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!