×
  • Show Time
  • Show Time

    Moderatorja shqiptare: Burri më tradhtonte te lokali shoqes

    Reporteri
    25 Shtator 2021 | 7:28

    Moderatorja Dajana Shabani ka rrëfyer për herë të parë momentin që zbuloi se e kishte tradhëtuar bashkëshorti dhe babai i vajzës së saj.


    Ndonëse në intervistat e mëparshme ajo ka pranuar se u divorcua për shkak të tradhëtisë asnjëherë nuk ka treguar si e zbuloi, deri mbrëmjen e së Premtes në emisionin ‘Glamour Zone’, ku për moderatoren Ester Bylyku, pranoi të tregonte detajet e jetës së saj personale.

    Ester Bylyku: E dimë që ish-bashkëshorti të ka tradhëtuar po ti si e kuptove? Ai jeton në Itali dhe nuk më dalin llogaritë si e zbulove ti ketu, ai atje. Ose ai është shumë amator ose ti je shumë e zgjuar (qesh).

    Dajana Shabani: “Ai kishte ardhur në Shqipëri. Një vajzë e huaj, vjen këtu për t`i bërë surprizë. Ata ishin së bashku tek lokali shoqes sime, por ish-burri nuk e dinte që njihja pronaren. Ajo më merr në telefon dhe më tha që i kishte të dy përpara syve. Në atë moment, mora ish-burrin në telefon dhe i thash që nuk kemi më punë bashkë, i nxorra valixhet jashtë dhe ndërrova bravën e derës. Mëpas e mori në telefon avokatja ime që i tha se unë doja divorcin.”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!