×
  • Show Time
  • Show Time

    “Na këpute shpirtin, s’po muj me besu”, i vrari në Pejë, Astrit Ademaj është familjari i aktores kosovare

    Reporteri
    08 Shtator 2021 | 22:58

    Peja është tronditur nga një vrasje e dyfishtë, ku të vrarë kanë mbetur Astrit Ademaj, kandidat i PDK-së për kryetar të kësaj komune, dhe Blerand Kadrijaj, ish kandidat i PDK-së në Deçan.


    Për këtë ka reaguar edhe aktorja kosovare, Arbnora Ademaj, ku ka bërë një postim për familjarin e saj, Astrit Ademaj, shkraun Gazeta Online “Reporteri.net“.

    “Ah bre Astrit qe na kpute shpirtin, nuk po muj me besu, heret bre na le. U prefsh ne paqe”, ka shkruar aktorja, derisa shihet që edhe fotografinë e profilit në Instagram e ka bërë të zezë.

    Astrit Ademaj, ishte sekretar gjeneral i Universitetit të Pejës “Haxhi Zeka”, teksa ishte kandidat për doktorat në Universitetin e Sarajevës në degën e Shkencave të Sigurisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!