×
  • Show Time
  • Show Time

    Netflix do të lançojë revistën e saj dhë blejë kinemanë historike

    Reporteri
    12 Prill 2019 | 23:03

    Netflix, platforma me pagesë e filmave, po konsideron të hedhë në treg revistën e saj dhe të blejë kinemanë historike në Los Angeles për të projektuar prodhimet e tij si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për t’u pranuar nga industria amerikane e filmave.


    Platforma e shërbimit po kërkon të lançojë një publikim tremujor për të promovuar shfaqjet dhe aktorët e saj, duke i venë titullin ‘Wide’ (në shqip: E gjerë), ku do të përfshijë programe që mund të jenë neglizhuar.

    Megjithatë, publikimi nuk do të jetë i synuar për publikun e gjerë, sipas Bloomberg News, por do të shpërndahet vetëm në eventet e industrisë dhe ndarjet e çmimeve për filmat.

    Netfliks që numëron 139 milionë persona të nënshkruar në të gjithë botën, ishte fituesi më i madh i çmimeve Emmy për programet amerikane që paraqet në rrjetin e vet, është kritikuar nga veteranët e filmit për shkak të modelit të tij të biznesit dhe programeve që ofron.

    Regjizori amerikan Steven Spielberg dhe aktorja britanike, dama Helen Mirren kanë shprehur hapur frikërat e tyre se shërbimi mund ‘të vrasë’ traditën e te shkuarit në kinema në shoqëri të njerëzve të tjerë.

    Si kundërpërgjigje, platforma fitimprurëse ka gjetur një mënyrë të re për të treguar angazhimin e saj në kinema; duke u futur në bisedime me Teatrin Egjiptian në Los Angeles, për të shfaqur prodhimet e reja.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!