×
  • Show Time
  • Show Time

    Një ditë pas vdekjes së saj, këngët e Tina Turner shënojnë ngritje në top-listat botërore

    Reporteri
    25 Maj 2023 | 23:01

    Kënga e Tina Turner e vitit 1984 “What’s Love Got To Do With It” ka arritur vendin e parë në tabelën e iTunes në SHBA.

    Disa nga këngët e artistes tashmë të ndjerë kanë arritur gjithashtu kulmin në tabelë, dhe tetë nga dhjetë këngët më të mira në top-listë i atribuohen asaj.

    Këngëtarja, e cila u nda nga jeta në moshën 83-vjeçare të dielën, ka gjithashtu tre albumet, “All The Best: The Hits”, “Simply The Best” dhe “Private Dancer”, që kryesojnë listën e albumeve të iTunes.

    Vdes në moshën 83-vjeçare Tina Turner, ikona botërore e muzikës “Rock ‘n’ Roll”

    Videot muzikore për “What’s Love Got To Do With It”, si dhe “Private Dancer” dhe “We Don’t Need Another Hero”, janë bërë gjithashtu tre videoklipet më të njohura në platformë.

    Disa video të tjera muzikore që shfaqin punën e Turner kanë marrë gjithashtu një rritje të papritur në popullaritet, shkruan DailyMail.

    Krijimtaria e këngëtares së ndjerë ka dominuar gjithashtu këngët, albumet dhe listat e CD dhe Vinyl të Amazon Movers & Shakers.

    “What’s Love Got To Do With It” u publikua si single i tretë nga “Private Dancer”, i cili debutoi më 29 maj 1984.

    Kënga u prit me shumë lavdërime që në daljen e saj fillestare dhe kryesoi në atë kohë tabelën amerikane të Billboard 100.

    Kënga performoi mirë edhe në territore të ndryshme, duke përfshirë Australinë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Kanadanë.

    Emri i këngës u përdor si emri i filmit biografik të Turner, i cili u publikua në 1993.

    Nga dhuna e deri te diagnostikimi me kancer, historia e trishtë por motivuese e Tina Turner si yll botëror i muzikës

    “What’s Love Got To Do With It” u emërua si kënga dhe si rekordi i vitit gjatë 27-të vjetorit të çmimeve “Grammy”.

    Turner mori gjithashtu çmimin për performancën më të mirë vokale të femrës pop gjatë ceremonisë.

    “What’s Love Got To Do With It” u fut më vonë në “Grammy Hall of Fame” në vitin 2012.

    Kantautorja ka ndërruar jetë nga shkaqet natyrore në shtëpinë e saj pranë Cyrihut të Zvicrës. /Telegrafi/

    E gjitha bota nderon mbretëreshën Rock n`Rollit, Tina Turner

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!