×
  • Show Time
  • Show Time

    Noizy sërish në sherr me Oriola Marashin

    Reporteri
    04 Prill 2019 | 18:39

    Reperi Noizy dhe bukuroshja Oriola Marashi kanë qenë gjithnjë të komentuar për shoqërinë e tyre që nisi 2 vite më parë.

    Dyshja shiheshin shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe u tha se Oriola do të publikonte një këngë që do të mbante markën e OTR.

    Mirëpo mes Noizyt dhe Oriolës duket se ka ndodhur një tjetër zënkë si ajo që ndodhi para disa muajsh kur hoqën njëri-tjetrin nga Instagrami, transmeton Express.

    Pasi u tha se kanë bërë sherr, ata filluan të ndiqnin njëri-tjetrin në Instagram dhe Noizy publikoi një foto ku shkroi “Kaq ishte” dhe vendosi emoji duke qeshur me lot.

    Por teksa i hodhëm një sy Instagramit të tyre, ata nuk ndiqen sërish në këtë rrjet social. Por çfarë të ketë ndodhur tani?

    Arsyeja e kësaj zënke nuk dihet, por të paktën ata nuk kanë fshirë nga Instagrami fotot që kanë bashkë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!