×
  • Show Time
  • Show Time

    Nora Istrefi me Irkenc Hykën publikojnë ‘Tymi i dashnisë 2’

    Reporteri
    25 Prill 2019 | 20:02

    Bashkëpunimi i Irkencit me Norën tashmë është publikuar në version të plotë.

    Para disa kohësh është paraljamëruar një bashkëpunim mes Nora IstrefiT dhe këngëtarit të hiteve, Irkenc Hykës.

    E ky lajm i ka gëzuar shumë fansat e muzikës shqipe, të cilët mezi e kanë pritur këngën, shkruan Express.

    Megjithatë, në finalizim të projektit, Nora ka hequr dorë nga kjo këngë dhe Irkenci është dashur ta publikojë në versionin solo.

    Kënga padyshim se është shndërruar në një hit të vërtetë edhe vetëm në këtë version.

    Por, dyshja kanë vendosur që të sjellin këngën në version të plotë pas gjithë kësaj kohe, dhe tashmë në Youtube mund ta gjeni në versionin me tekstin këngën në të cilën këndon edhe Nora.

    Kënga mbetet sërish shumë e ëmbël, edhe me zërin e veçantë të Norës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!