×
  • Show Time
  • Show Time

    Nuk lanë gjë pa thënë për njëra-tjetrën, Sara çudit me deklaratën për Jasminën

    Reporteri
    01 Gusht 2021 | 23:28

    Në shumë episode të emisionit “Për’puthen”, dy vajzat që kishin krijuar një miqësi të mirë së bashku, Sara dhe Jasmina, u zunë për Andi Artanin.


    Jasmina u bë xheloze për takimin e Sarës me Andin, ndaj mes vajzave nisën thumbat e ofendimet.

    Madje, ato u hoqën nga rrjetet sociale dhe sa herë i duhej të përballeshin, përplasjet ishin të ashpra.

    Jasmina dhe Sara nisën të dalin sërish bashkë.

    Së fundmi, vajzat habitën ndjekësit me një foto të publikuar në “InstaStory” ku Sara shkruan se i mungon Jasmina krahas një fotoje të realizuar gjatë kohës së xhirimeve të programit.

    Kujtojmë se edhe më herët, ky ndryshim i papritur i ka bërë përshtypje ndjekësve, të cilët i kanë pyetur shpesh dy vajzat. Ndaj, Jasmina ka dhënë njëherë e mirë një përgjigje për marrëdhënien e tyre “të çuditshme”.

    “Unë kisha nj. pyetje. Si fillim je nona vetë, por ti me Sarën sikur ishe zenë, nuk flisje, tani bashkë në foto.”- i shkruan dikush, ndërsa Jasmina ia kthen:

    “A mundem unë të kem të drejtën të zihem e pajtohem me dikë? Po, e kam. Sa jam e papjekur aq jam edhe e logjikshme. Papjekuria sjell veprime dhe fjalë të nxituara, logjika sjell zgjidhje. Unë ja gjeta anën edhe @iamsaramalaj, më falni që “ju preva në besë.”- ka shkruar ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!