×
  • Show Time
  • Show Time

    Nuk respektoi orën policore, 2Ton ankohet pasi gjobitet nga Policia

    Reporteri
    15 Shtator 2021 | 11:03

    Reperi i njohur shqiptar 2 Ton, u ka treguar së fundmi fansave të tij se ka marrë një gjobë nga Policia e Kosovës.


    Përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, ai ka shfaqur tiketën e policisë, e cila erdhi si pasojë e mos-respektimit të masave anti-COVID.

    Reperi nga Ferizaj ka thyer rregullat, duke dalë me veturë gjatë orës policore (pas 21:30), për çka edhe është dënuar nga policët.

    Pasi publikoi imazhin e gjobës, 2 Ton shkroi me ironi në mbishkrimin e saj se ai po dënohet si çdo qytetarë i zakonshëm i pavaksinuar, ndonëse ai vet e ka marrë vaksinën.

    “Me vaksinë a pa vaksinë, dënimin e njëjtë e ki”, ka shkruar 31-vjeçari në InstaStory.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!