×
  • Show Time
  • Show Time

    “Nuk të lë burri me siguri”, Fifi i kthehet ashpër ndjekëses pas komentit ofendues

    Reporteri
    15 Korrik 2021 | 9:48

    Fifi ka publikuar disa imazhe në Instagram.


    Fifi njihet si njëra nga këngëtaret e dashura të publikut shqiptar e cila qëndron mjaft aktive në rrjete sociale.

    Ajo së fundi ka publikuar disa imazhe ku u shfaq nga plazhi i Shëngjinit në një dhomë hoteli.

    Fotografitë morën mjaft shumë pëlqim dhe komente teksa njëri nga komentet i cili mërziti Fifin ishte kur një ndjekëse i tha këngëtares se ajo kishte nisur të ndërrojë plazhet me rend dhe se nuk dihet me kë.

    Këngëtarja ia ktheu komentin menjëherë duke i thënë se i vjen keq për komentuesen që ajo nuk mund të kënaqet sepse sigurisht burri i saj ia ndalon këtë gjë dhe kjo është arsyeja që ndjekësja flet negativisht.

    “Do ushqehesh edhe ti, gjynah. Hall i madh ti marresh plazhet me rradhe”, shkroi ndjekësja.

    “Bravo, po me vjen keq qe ti nuk ushqehesh dot me se nuk te le burri me siguri”, ia ktheu Fifi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!