Obama i shkruan letër Jennifer Lopezit, do të befasoheni me shkrimin e tij

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez janë fejuar para ca javëve kur ky i fundit i propozoi pop yllit në pushimet e tyre.

Barack Obama së fundi i ka shkruar një letër duke i uruar ata për fejesën e tyre, por ajo çka befasoi të gjithë ishte shkrimi i tij që mëzi kuptohej, shkruan Reporteri.net

Alex Rodriguez kishte postuar në twitter letrën e ish-Presidentit të Amerikës duke thënë se letra e tij do të thoshte gjithçka për ta.

Në letrën e tij Obama kishte shkruar:

“Jennifer dhe Alex. Michelle dhe unë duam t’ju urojmë në fejesën tuaj. Pas 26-vitesh bashkë, ne mund t’ju themi se pavarësisht sfidave që mund të sjellë jeta, nëse ndahen me njeriun që do, i bën gjërat më të bukura” ka shkruar Obama në kartolinën dërguar çiftit.

Megjithatë çifti ende nuk ka vendosur kur do ta kurorëzojnë fejsën e tyre me martesë./Reporteri.net/