×
  • Show Time
  • Show Time

    “On Records”, “hakmerret” ndaj Rina Balajt, ia merr Instagramin me 459 mijë ndjekës

    Reporteri
    29 Tetor 2019 | 15:00

    Prej kohësh është përfolur për një prishje të raporteve midis reperes Rina Balaj me kompaninë “On Records”, por asnjëra palë nuk e kanë konfirmuar asnjëherë.


    Pak ditë më parë repartistja mbylli llogarinë e saj zyrtare në Insatgram ku numëronte afro gjysmë milioni ndjekës, arsyet që ajo bëri një gjë të tillë u thanë se ishin personale, shkruan Indeksonline.

    Por, një faqe të re zyrtare në Instagram që ka hapur kompania muzikore “On Records” besohet të jetë pikërisht faqja që më parë zotërohej nga reperja.

    Faqja me mbi 458 mijë ndjekës tashmë është zyrtarisht llogaria e re e “On Records”-it në të cilën tashmë kanë prezantuar dy artistet e reja të kompanisë.

    Nuk dihet nëse kjo mund të jetë një “hakmarrje” ndaj Rinës apo gjithçka ka ndodhur me anë të një marrëveshje midis dy palëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!