×
  • Show Time
  • Show Time

    Pa makijazh dhe me flokë kaçurrela, Bebe Rexha zbulon dukjen e saj në një ditë të zakonshme

    Reporteri
    06 Prill 2021 | 18:53

    Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, është gjithmonë shumë e komentuar për paraqitjet e saj.


    Ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale, përmes së cilave nuk heziton që shpesh të ndajë me ndjekësit e saj fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.Së fundmi, 31-vjeçarja ka publikuar në InstaStory disa imazhe, duke treguar modelin e ri të flokëve me kaçurrela.

     

    Ndonëse nuk janë mësuar që ta shohin shpesh me këtë pamje, Rexha thotë se kështu duket në përditshmëri kur nuk është e rregulluar.

    Duke qenë e çiltër me fansat e saj, artistja me origjinë nga Dibra nuk nguron që në shumë prej fotografive dhe videove që publikon të shfaqet pa makijazh – ashtu siç ka bërë edhe në postimin e fundit.

     

    Rexha ndërkohë po vazhdon të shijojë suksesin e këngës së saj më të fundit, “Sacrifice”, e cila është pritur mirë nga publiku.

    Kjo këngë është vetëm paralajmërim i albumit të saj të dytë, i cili do të publikohet i plotë gjatë muajve në vazhdim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!