Paparacit kapin princin Charles dhe Dukeshën Kamilla në plazh, fotot bëjnë bujë në media

Princi Charles, 70 vjeçar dhe dukesha Kamilla janë fotografuar në një nga plazhet e njohura në Barbadosa. 


Princi Charles është fotografuar në rroba plazhi përkrah gruas së tij, ndërkohë që fotot kanë bërë bujë të madhe në rrjetet sociale, transmeton Reporteri.net

Ata po relaksoheshin në plazh bashkë me dy asistentë, ndërkohë që sytë e pushuesve tjerë ishin të orientuar kah ta.

Mediat e huaja shkruajnë se çifti dukej i lumtur dhe i relaksuar.

Kishte shumë komente se të dy ata përkundër moshës, ende duken në formë shumë të mirë.

Çifti ndodhet në një turne në Kubë, ku do qëndrojnë katër ditë. Kështu, ata do të bëhen monarkët e parë që vizitojnë vendin në kuadër të një turneu zyrtar./Reporteri.net