×
  • Show Time
  • Show Time

    Pas kërcënimeve të Oltës, reagojnë të afërmit e Efit

    Reporteri
    31 Janar 2023 | 9:54

    Kërcënimet e Olta Gixharit në shtëpinë e “Big Brother Vip” se do të nxjerrë çfarë di për jetën jashtë të Kiarës dhe Efit, po marrin shumë reagime në rrjet.

    Pas reagimit të shoqes së ngushtë të Kiarës, kanë reaguar edhe të afërmit e Efit, që menaxhojnë llogarinë e saj zyrtare në Instagram.

    Në një postim në Instastory, personi që menaxhon faqen shkruan se kjo është një lojë e shëmtuar nga ana e Oltës.

    “Besoj se sjellja e Efit kundrejt Oltës dhe çdo gjë që ajo ka thënë vërtetohet me këto pamje të shëmtuara kërcënimi për një vajzë që supozohet të gjykohet për çfarë bën brenda “Big Brother”, jo jashtë, por mbi të gjitha nuk është vegël e një loje të shëmtuar duke goditur jetën personale të banorëve aty brenda”– thuhet në postim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!