×
  • Show Time
  • Show Time

    Pas mbërritjes nga SHBA, vetëkarantinohet këngëtarja e famshme

    Reporteri
    15 Mars 2020 | 8:17

    Aurela Gaçe ka ndarë një foto nga udhëtimi i saj, drejt kthimit në Shqipëri, ku ka pohuar se do të izolohet për 14 ditë, duke mos takuar asnjë prej familjarëve të saj. Madje këngëtarja ka thënë se do t’i nënështrohet të gjitha kontrolleve të mundshme.


    Aurela Gaçe ka qenë në një tour në SHBA, por i është dashur të shtyjë të gjitha koncertet për shkak të pandemisë së koronavirusit.

    “Grupi po kthehet ( jemi akoma me shume,por s’jane ne foto). Ne jemi ne USA e fatkeqesisht na duhet te udhetojme ne keto momente ,mbasi shtyme tour-in e koncerteve per nje kohe me te mire per te gjithe.

    Ne, jemi prinder femijesh e kemi prinderit tane qe na presin. Por, per te miren tone e te familjeve tona, secili nga ne do te vete izolohet brenda per 14 dite, larg familjareve tane. Sigurisht do ti nenshtrohemi gjithe kontrrolleve te mundshme nga shteti.

    Kjo behet sepse ne duam femijet e prinderit tane, sigurisht edhe veten. Do t’ja dalim .

    (keto maska na u ndodhen, se ishin boshatisur raftet),”– shkruan Aurela Gaçe në rrjete sociale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!