×
  • Show Time
  • Show Time

    Pas ndarjes nga Sara, Atdheu filmohet duke puthur një tjetër ish-konkurrente të “Përputhen”

    Reporteri
    11 Qershor 2021 | 13:47

    Ka pak ditë që Atdheu doli me një deklaratë publike, me të cilën konfirmonte ndarjen nga Sara.


    Madje, sipas tij edhe dikush që më parë e quante “vëlla” ia ka punuar pas shpine, kurse me disa prej djemve të tjerë të “Përputhen” ka ruajtur kontaktet.

    Së fundi, Atdheu u shfaq shumë i afërt edhe me Shqipe Hysenajn, e cila më parë në “Përputhen” tha se është në një njohje, shkruan lajmi.net.

    Atdheu dhe Shqipja kanë lënë pas gjitha mosmarrëveshjet, ndërsa dukeshin se po kalonin mirë në shoqërinë e njëri-tjetrit.

    Derisa Shqipja po e filmonte duke ecur në rrugë, Atdheu afrohet dhe i dhuron asaj një puthje në faqe.

    “Atdhe Xharavina ti je i çmendur, gjejeni me cfare do vije ne Fier? Ma beri zili”, thotë ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!