×
  • Show Time
  • Show Time

    Pas shumë vitesh në konflikt, Noizy i bën dhuratë vajzës së Ledrit

    Reporteri
    08 Prill 2021 | 18:49

    Pas shumë vitesh në konflikt, Ledri dhe Noizy u ribashkuan për një projekt muzikor “Dje dhe Sot”, e që tani dyshja janë miq të mirë.


    Dy reperët vazhdojnë të ruajnë raportet e mira me njëri-tjetrin, madje Noizy i ka bërë sot një dhuratë shumë të këndshme vajzës së vetme të Ledrit, Poem Blu.

    Përmes profilit të vogëlushes, Ledri dhe Sara kanë zbuluar se Noizy i ka bërë dhuratë Poemës disa rroba nga linja e tij e veshjes. Këtë dhuratë ai e ka shoqëruar me një pusullë dhe Sara me Ledrin e kanë falënderuar publikisht për surprizën e bukur.

    “Vogëlushja Poem Blu Vla. Mirë se erdhe në botë! Shpresojmë që të rritesh e fortë dhe e zgjuar sa edhe e bukur. Thuaji mamit dhe babit t’i lajnë rrobat në lavatriçe në 30 gradë, sa herë që të ndjesh se nuk mund ta mbash qumështin e mamit në stomak”, ka shkruar Noizy dhe skuadra e tij në pusullën për vogëlushen.

    Kujtojmë se Poem Blu erdhi në jetë në muajin dhjetor të vitit të shkuar, pak kohë pasi Ledri dhe Sara kishin bërë publike marrëdhënien e tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!