×
  • Show Time
  • Show Time

    Pasi Sara postoi foton me Andin, Jasmina i shkruan mesazh dashurie Atdheut

    Reporteri
    28 Shkurt 2021 | 9:04

    Takimi i së premtes mes Andit dhe Sarës u duk qartë se shkaktoi debat të madhe, e madje edhe mërzitje.


    Jasmina nuk e priti aspak mirë këtë takim, pasi Andi u shfaq mjaft i afërt me Sarën, duke e ngritur në krahë dhe duke e puthur në qafë.

    Jasmina duket se u zhgënjye nga ky takim dhe i sulmoi që të dy në studio. Ajo tha se e ka respektuar Andin deri në fund dhe se ai duhej të bënte të njëjtën gjë.

    Nga ana tjetër ajo tha për Sarën, që e ka cilësuar si një nga mikeshat e saj. Më pas Jasmina shtoi se nuk mund të ketë shoqëri me të për sa kohë flirton me djalin që vetë ajo ka qejf.

    E duket se gjërat janë bërë edhe më serioze. Miqësia e tyre pati krisje aq të madhe, sa tashmë janë hequr edhe nga rrjetet sociale. Jasmin publikoi në “Instastory” foto me vajzat e “Për’puthen”, duke injoruar totalisht Sarën, të cilën madje e kishte prerë nga foto.

    Më pas Sara publikoi në “Instastory” një foto me Andin, krahas së cilës shkruan: “Për inat të vjehrrës, shkova me mullixhinë”.

    Nuk ka vonuar shumë dhe ka ardhur reagimi i Jasminës, e cila ka komentuar në foton që konkurrenti i “Për’puthen”, Atdheu ka postuar në “Instagram”.

    “I bukuri im”, shkruan ajo në postimin e Atdheut, duke e shoqëruar komentin me një zemër.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!