×
  • Show Time
  • Show Time

    Pasi u nda nga Isaac, Dua Lipa ia mësyn një djaloshi 3 vjet më të vogël se ajo

    Reporteri
    24 Qershor 2019 | 12:02

    Dua Lipa dhe Isaac Carew i kanë dhënë fund lidhjes.


    Këngëtarja e njohur shqiptare dhe kuzhinieri, Isaac Carew, ishin në një lidhje dashurie të cilës i dhanë fund para pak ditësh.

    Mirëpo mediat e huaja thonë se Dua e ka gjetur menjëherë ‘ngushëllimin’ te dikush tjetër dhe bëhet fjalë për 20 vjeçarin Anwar, vëllain e modeleve Gigi dhe Bella Hadid.

    ‘Mail Online’ i ka kontaktuar të dyja palët për një koment, por nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

    Anwar Hadid i cili është tre vite më i ri se Dua ka qenë në një lidhje të shkurtër dashurie me Kendall Jenner.

    Kujtojmë se Dua kishte pasur një lidhje dashurie me Isaac, më pas u nda nga ai dhe nisi lidhjen me Paul Klein për t’u bashkuar sërish me kuzhinierin Carew me të cilin edhe u nda.

    Se çfarë po ndodh tani mes Duas dhe Anwar mbetet të shihet në ditët në vazhdim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!