×
  • Show Time
  • Show Time

    Përçarja në BabaStars, flet për herë të parë Geti

    Reporteri
    07 Prill 2019 | 9:46

    Tash e sa muaj, kanë qarkulluar shumë tituj në mediet rozë, ku flitet për përçarjen e grupit BabaStars. Getoar Selimi ka folur më në fund rreth përçarjes së labelit BabaStars.


    Kjo pasi që, kishte artistë nga ky label që deklaruan se më nuk janë pjesë e grupit, por Getoar Selimi asnjëherë nuk kishte preferuar të flasë rreth kësaj çështjeje.

    I ftuar në “Xing me Ermalin”, reperi ka folur për herë të parë rreth përçarjes së grupit.

    Geti është kthyer që nga fillimet e para të grupit, ku tregoi edhe se me kë e krijoi këtë label dhe çfarë ndodhi më tej.

    “Babastars ka qenë në fillim Baba Records, e krijuam unë dhe Dardan Belegu. Kemi marrë artistët e parë dhe kemi punuar këngët e tyre. Të parët kanë qenë KAOS, Skillz, etj. Pas kësaj periudhe e ndërruam e bëmë Babastars. Ka pas artistë që u larguan por që nuk mund të them u larguam apo i hoqëm sepse nuk jemi zënë”, tha reperi.

    Ai sqaroi se lëvizjet e artistëve bëhen bazuar në kontratën që bëjnë në grup.

    “Secili ka një lloj kontrate që vazhdon deri në një pikë të caktuar. Ka pasë njerëz që kanë ikur nga grupi, ka pas që janë futur. Ne kemi vazhduar, kemi punuar sepse ne jemi labeli i parë që është bërë në Shqipëri dhe Kosovë. Kur kanë dalë “High 1, High 2, High 3”, kemi pas periudhën më të artë si grup”, shtoi Geti.

    Krejt në fund, Geti sqaroi situatën aktuale në BabaStars, ku tha se kanë ndërruar shumë gjëra.

    “Më pas erdhi një periudhë tjetër që ndërruan shumë gjëra. Jo të gjithë e ndjenë veten pjesë të një grupi në këtë rast BabaStars ose ka njerëz që e ndjejnë veten BabaStars pa qenë artistë fare. Ne jemi duke vazhduar punën, unë, Majku, Onati, Jungle”, deklaroi Geti.

    Për ndryshe, Getoar Selimi në këtë intervistë ka folur edhe lidhur me dallimin e repit sot, me atë që ishte bërë vite më parë, ku tha se reperi nuk është vlerësuar si duhet në atë periudhë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!