×
  • Show Time
  • Show Time

    “Po merr frymë Kryeministri, Amelika, nuk është Komoran”, humori i Naser Rafunës në “Çka ka shpija” me Qeverinë Kurti

    Reporteri
    27 Maj 2020 | 10:56

    Para dy ditëve kanë ardhur kritika të ashpra nga një zyrtar i lartë qeveritar për një serial që ka miliona shikime në Kosovë. “Çka ka shpija” e aktorit Naser Rafuna u quajt degjenerim, pa shije nga Shefi i Kabinetit të Kryeministrit. U pa si një tentim përzierje edhe në art. Seriali megjithatë pati mbrojtje nga një pjesë e madhe e artistëve, Radio Televizionit të Kosovës ku transmetohet, shkruan Reporteri.


    “Tani seriali “Çka ka shpija” ne RTK me plot sjellje degjeneruese. Me pengon fakti qe këso seriale pa shije, pa kreativitet e mbi te gjitha pa elemente edukuese për fëmijët shfaqen ne televizionin tone publik, te paguar me taksat e qytetareve. Uroj qe deputetet e zgjedhur ne legjislaturën e ardhshme ta transformojnë këtë medium”, ka shkruar para dy dite Shefi i Kabinetit të Kryeministrit, Luan Dalipi.

    Reagime të shumta pati nga Radio Televizioni i Kosovës dhe komuniteti artistik. Kjo pa edhe si një ndërhyrje e rëndë në punën e artistëve, shkruan Reporteri.

    Në këtë serial, Xhek Setra është personazhi kryesor, e që luhet nga aktori Naser Rafuna. Rafuna në fakt edhe skenarist dhe njeriu kryesor i serialit që transmetohet në Radio Televizionin e Kosovës.

    “Çka ka shpia” ka miliona shikime në Youtube dhe personazhet e tij janë bërë hit tash e një kohë. Xhek Setra është një zyrtar i Qeverisë së kaluar, që flet për tenderë e pasuri, por tash ka dalë në rolin e opozitarit.

    Si i tillë, në episoden 20 të sezonës së 6-të, shumë humor ishte bërë për raportet me Amerikën. Pikërisht në atë kohë, Qeveria Kurti po përballej me kritika e presion nga ShBA-të për heqjen e taksës dhe fillim të dialogut.

    “Po merr frymë kryeministri, Amerikë o kjo e jo Komoran”, e shumë e shumë batuta të tjera për Qeverinë e Albin Kurtit janë pjesë e kësaj episode. Gjatë po kësaj episode përqeshen edhe Qeveritë e kaluara, shkruan Reporteri.

    Për më shumë shikojeni episodin e plotë:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!