×
  • Show Time
  • Show Time

    Policia konfirmon vdekjen e menaxherit të Azet, por në veturë gjetën dokumenta të një personi tjetër

    Reporteri
    22 Qershor 2019 | 11:16

    Një aksident me fatalitet ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.


    Në aksidentin që ndodhi në magjistralen Prishtinë-Ferizaj mbeti i vdekur një person.

    Bëhet fjalë për Sefa Kaya, shtetas Zviceran, i cili ishte njëherësh menaxheri i këngëtarit të njohur kosovar, Azet.

    Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për Rajoni e Prishtinës, Flora Ahmeti.

    “Në automjetin e aksidentuar, në momentin kur ka arritë policia ka qenë një person (ngasësi) dhe aty janë gjetur dokumentet me inicialet që ne i kemi përcjellë te ju. Mirëpo gjatë hetimit të rastit, është konstatuar se dokumentet personale të gjetura në automjet nuk ishin të viktimës. Duke kërkuar mirëkuptimin tuaj dhe me qëllim të njoftimit të drejtë, po përcjellim te ju të dhënat e viktimës që humbi jetën sot në aksident. S. K mashkull 25 vjeç, shtetas i Zvicrës”, thuhet në njoftimin e Policisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!