Policia në kërkim të modeles ruse që filmoi porno në malin e shenjtë Batur

Policia indoneziane në Bali ka shpallur në kërkim një modele 22-vjeçare ruse që është bërë e famshme pasi filmoi një video ‘për të rritur’ në Malin Batur, vullkani i shenjtë në ishullin indonezian të zotave.


Autoritetet u zemëruan pasi pamjet “imorale” ishin shikuar më shumë se 1.2 milionë herë para se të hiqeshin nga rrjeti.

Ndërsa modelja që njihet në rrjete të ndryshme me emrin Veronika Troshina, kishte zgjedhur enkas malin e shenjtë për videon pornografike, të cilën e kishte xhiruar me një partner mashkull. Zhvillimi ka shkaktuar zemërim të gjerë në ishullin e Bali, që është një destinacion i njohur për turistët rusë.

Klipi ishte postuar në rrjetin PornHub, por është hequr tashmë pas ankesës së autoriteteve. Nëse Troshina dhe partneri i saj ndodhen ende në ishull, ata përballen deri me dy vjet burgim për sjellje imorale në publik.

 

Tashmë dhe llogaria e Troshina në Instagram është bllokuar. Por ajo ka rreth 259,500 ndjekës në rrjetin TikTok dhe 552,000 të abonuar në rrjetin PornHub.

Shkelje nga turistë të pakujdesshëm ndodhin shpesh në Bali. Në fillim të vitit, një tjetër influencues në rrjetet sociale ruse, Sergey Kosenko, u dënua nga ishulli për shkelje të rregullave anti-covid.