×
  • Show Time
  • Show Time

    “Prisni tronditjen në fund”, çfarë po paralajmëron Stresi për koncertin e Noizyt?

    Reporteri
    14 Gusht 2022 | 18:25

    Pas shumë vitesh kundërshtarë me njëri tjetrin Noizy dhe Stresi më në fund do të jenë në një koncert sëbashku, i cili do të zhvillohet sot në Tiranë.

    Stresi i ëhstë përgjigjur pozitivisht ftesës së Noizyt për të qenë pjesë e koncertit të këtij të fundit të titulluar “The Alpha Show”.

    Por para nisjes së koncertit Stresi ka paralajmëruar një “tronditje” në fund të koncertit, se për çfarë bëhet fjalë do të na duhet të presim fundin.

    Në prezencën e rreth 40 artistëve vendas dhe ndërkombëtar, Noizy do të performojë hitet më të zjarrta të repertorit të tij dhe ka paralajmëruar publikun se ky koncert do të jetë më i madhi i organizuar ndonjëherë në Shqipëri, për muzikën HIP – HOP & RAP.

    Por, ajo që pritet të surprizojë vërtetë fansat është prania e reperit Stresi, për shumë vite rival i Noizy-t dhe tanimë mik i tij i afërt prej një viti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!