×
  • Show Time
  • Show Time

    Producenti i njohur Zzap akuzohet se ka vjedhur tekstin e një kënge, publikohen dëshmi

    Reporteri
    01 Gusht 2020 | 17:29

    Kënga ‘Vello’ e këngëtares së re Eanda, që mbanë vulën e ‘OnRecords’ të producentëve Zzap&Criss po del të ketë tekst të vjedhur nga producenti i njohur Zzap.


    Zzap po akuzohet se e ka vjedhur një pjesë të tekstit që realisht ishte shkruar nga i riu Artan Krasniqi, shkruan Gazeta Online ‘Reporteri.net’.

    Kështu të paktën pretendon Krasniqi, tekstshkruesi i ri që veten e identifikon me emrin artistik Artioart.

    Në këngën e publikuar para dy dite është edhe një pjesë e tekstit, që Krasniqi me dëshmi ka zbuluar se është shkruar nga ai, e që Zzap po del se e ka përvetësuar dhe kjo ka ngjallur reagimin e Artioart.

    Artan Krasniqi ne instagramin e tij ka publikuar si dëshmi një pjesë të bisedës me producentin Zzap, emri i plotë i të cilit është Arbër Elshani.

    Aty shihet se Krasniqi në shkurt të vitit 2019 i kishte dërguar Elshanit në Whatsapp një pjesë të tekstit që u përdor në këngën “Vello” të interpretuar nga këngëtarja e re Eanda, shkruan Reporteri.net.

    Por me publikimin e këngës, Artioart është lënë jashtë nga kontribuuesit e këngës, duke u shënuar vetëm emri i Zzap si tekst shkrues i këngës e cila u prodhua nga ‘OnRecords’, themelues të së cilit label janë Zzap dhe Chriss.

    Më poshtë keni dëshmitë që ka publikuar Artan Krasniqi, e ndaj të cilave ende nuk ka reaguar Zapp për të sqaruar këtë skandal plagjiature. /Reporteri.net/



    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!