×
  • Show Time
  • Show Time

    ‘Profesori’ i jep lamtumirën ‘La Casa de Papel’

    Reporteri
    07 Maj 2021 | 8:32

    Alvaro Morte ose siç njihet ndryshe nga miliona njerëz si “Profesori” i ka dhënë lamtumirën serialit që ka thyer rekorde: La Casa de Papel.


    Në një video që ka publikuar në rrjetet sociale, Alvaro ka zbuluar se sapo është larguar pas përfundimit të xhirimeve të serialit të famshëm.

    “Duke u larguar nga seti i ‘La Casa de Papel’ për herë të fundit. Fjalët janë të pakuptimta. I jam mirënjohës fansave (të parëve), skuadrës së punës dhe Netflix. Dhe ty i dashur Profesor. Do më mungojë argëtimi me ty. Faleminderit”, ka shkruar Alvaro, i njohur për rolin protagonist të profesorit që udhëhiqte skuadrën e hajdutëve.

     

    View this post on Instagram

     

    A post shared by Álvaro Morte (@alvaromorte)

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!