×
  • Show Time
  • Show Time

    Prokuroria: Morena Taraku nuk e mashtroi Doganën me “Bentley”

    Reporteri
    28 Tetor 2019 | 16:13

    Morena Taraku, ka tentuar ta rrisë flotën e saj të veturave duke e futur në Kosovë një makinë super luksoze të tipit ‘Bentley‘, që kushton hiç më pak se 200 mijë euro duke bërë dallavere.


    Sipas raportimeve, u tha se ajo ka tentuar t’i  ikë tarifës doganore prej 5 mijë eurosh duke e deklaruar veturën si të re, e në fakt vetura ka qenë e përdorur.

    Sot Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka informuar se makina që Morena ka përdorur ka qenë në gjendje të rregullt, dhe akuzat ndaj saj që janë bërë ditë më parë janë të pa baza.

    ‘Nuk qëndron ajo që është shkruar në media, se rasti është i mbyllur në Prokurori, për faktin se në të njëjtën ditë, më 15.10.2019, prokurori i çështjes, ka lëshuar autorizim për ndërmarrjen e veprimeve paraprake hetimore. Dokumenti në fjalë-autorizimi, është dokument zyrtar, i cili i është dhënë hetuesve doganor, në bazë të të cilit të njëjtit kanë qenë të obliguar të ndërmarrin veprime hetimore për të zbardhur të vërtetën që ka të bëjë me zhdoganimin e veturës së markës “Bentley”, që është përmendur në Raportin Informues. Prokurori i Shtetit, respekton, mbron dhe zbaton Ligjin për Mbrojtjen e Sinjalizuesve, por në rastin konkret nuk kemi të bëjmë me sinjalizuesit, siç është shkruar në media, për shkak se bazuar në nenin 10 paragrafi 1, nën paragrafi 1.3, të këtij ligji, sinjalizuesi nuk gëzon mbrojtje juridike nëse ka ose mund të ketë dijeni se informacioni i shpalosur është i rremë. Andaj, informatat e publikuara në media, nuk përputhen me gjendjen faktike dhe juridike në rastin konkret’, thuhet në raportin e prokurorisë.

    Ndryshe, Morena Taraku nuk ka komentuar këtë ngjarje, veçse ditë më parë u largua nga Instagrami për “çështje shpirtërore”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!