×
  • Show Time
  • Show Time

    Pse nuk flasin kushërirat Anxhelina dhe Beatrix: Alban Ramosaj flet për herë të parë për sherrin

    Reporteri
    16 Prill 2019 | 13:34

    Muaj më parë bëri bujë në media sherri mes dy kushërirave të njohura Anxhelina dhe Beatrix Ramosaj. Dy këngëtaret e njohura dhe pjesëtar të tjerë të familjes nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në ‘Instagram’, gjë që ngriti aludimet se mes tyre kishte nisur një sherr.


    Më vonë u përfol se arsyeja e sherrit ishte make-up artisti Ariel, i cili është mik i ngushtë me Anxhelinën. Megjithatë lidhur me këto lajme askush nga pjesëtarët e familjes së njohur nuk foli dhe të njejtën gjë ka bërë edhe Alban Ramosaj.

    Alban Ramosaj ka qenë i ftuar në emisionin “NIN”, prej ku është pyetur rreth asaj çfarë ka ndodhur mes motrës së tij dhe kushërirës.

    “Refuzoj të flas. Nuk është në dorën time të përgjigjem!”- tha Albani mes të tjerash.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!