×
  • Show Time
  • Show Time

    “Pse po u ndihmon sirianëve e jo Kosovës?” – Kështu i përgjigjet Dua Lipa komentuesit

    Reporteri
    15 Prill 2019 | 20:22

    Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, i është përgjigjur një kritike në Twitter se përse ajo kishte shkuar në Liban për të takuar dhe përkrahur fëmijët refugjatë sirianë e nuk po ndihmon në vendlindje, në Kosovë.


    “Ndihmo njerëzit e tu Dua, shumë shqiptarë në Kosovë po vuajnë pa shtëpi e pa ushqim. Ju shkoni në Lindje të Mesme për të ndihmuar arabët e jo popullin tuaj”, pyeti një fanse.

    Por Dua Lipa ka reaguar duke i thënë se nuk ka lënë asnash për asnjë moment as fëmijtë kosovarë.

    “Kam hapur një fondacion në Kosovë për të bërë të njëjtën gjë që nga viti 2016. Quhet SunnyHillFoundation. Mund të shikoni për gjithë punën që kemi bërë që nga ajo kohë përmes uebfaqes tonë”, ka shkruar ajo.

    “Sunny Hill Foundation” ka dhuruar vitin e shkuar 100 mijë euro për 17 organizata humanitare, ngjarje kulturore e shkolla të muzikës në Kosovë, në formë grantesh nga 5 apo 10 mijë euro.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!