×
  • Show Time
  • Show Time

    Publikohen fotot e Arjola Demirit në krah të ish-bashkëshortit 10 vite më parë

    Reporteri
    15 Janar 2022 | 18:57

    Aktorja e njohur Arjola Demiri është aktualisht pjesë e spektaklit Big Brother Vip.

    Gjatë kësaj shfaqjeje Demiri ka treguar edhe për marrëdhënien e vështirë të saj me ish-bashkeshortin Alex Boshnjaku. Por në fakt siç është raportuar në media emri i vërtetë i tij është Qemal.

    Arjola u rrëfye se Qemali i njohur si Ajax aktualisht, e ka dhunuar fizikisht duke i shkaktuar asaj depresion dhe mendim për të vrarë veten.

    Rezulton se Boshnjaku, Qemali apo Ajaxi pak rëndësi ka, është emër i njohur në botën e krimit. Kjo pasi emri i tij u përmend në masakrën e ish-Bllokut në tetor 2018 ku mbeti i vrarë Fabiol Gaxha dhe u plagosën Ervis Martinaj dhe Eljon Hato. Boshnjaku u akuzua për mos kallëzim krimi dhe dyshohet se është mik i Ervin Matës.

    Joq Albania sjell ndërkaq foto të çftit Demiri dhe Boshnjaku të para 10 viteve kur të dy kanë dalë së bashku.

    Vihet re se Arjola Demiri atëherë ka qenë mjaft ndryshe nga ajo që është sot, madje është vështirë për ta njohur.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!