×
  • Show Time
  • Show Time

    Publikohet video kur Tayna këndonte këngën e Soni Malaj para se të bëhej e famshme!

    Reporteri
    09 Gusht 2020 | 23:39

    Tayna është kthyer në një nga reperet më të dashura për shqiptarët dhe talenti i saj është mjaft i dukshëm.


    Sukseset e Taynës kanë qenë të shumta këto vitet e fundit, duke e kthyer atë një ndër më të paguarat në Shqipëri.

    Por para se të bëhej e famshme, ajo mesa duke ka qenë fanse e Soni Malaj, një nga këngëtaret më të talentuara dhe që ka inspiruar shumë breza.

    Dikur Tayna ka marrë pjesë në një talent show dhe ka zgjedhur të këndojë këngën e Sonit “Ndarja”. Këtë video e ka shpërndarë një fanpage e reperes, ku duket mjaft ndryshe nga çfarë është sot. Tani Tayna shihet më e kuruar se kurrë dhe bën një jetë mjaft luksoze.

    Do ishte një surprizë mjaft e bukur nëse Soni dhe Tayna do vinin me një bashkëpunim në të ardhmen!

    https://www.youtube.com/watch?v=LuDduqBlFbM&feature=emb_title

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!